Shfrytëzojini mandarinat për reçel të shijshëm, receta me 4 përbërës

Jemi në periudhën më të mirë të mandarinave prandaj duhet t’i shfrytëzoni për disa reçel të shijshëm. Për t’i dhënë edhe një aromë joshëse mund të përdorni karafila.

Mandarinat duhet t’i zgjidhni të vogla dhe me lëkurë të pastër.

Përbërësit:

1 kg mandarina
250 ml ujë
300 gram sheqer
20 gram karafil
Përgatitja:

Vendosni në një tenxhere për të zierë ujin, sheqerin, dhe karafilat.
Sapo të fillojë të marrë një valë shtoni mandarinat e lara mirë.
Rekomandohet t’i lini përeth 20 minuta, pasi mandarinat nuk duhet të zbuten plotësisht.
Më pas i hiqni dhe i lini mënjanë të ftohen. Merrni disa kavanozë qelqi të sterilizuar dhe vendosni me ndihmën e një luge druri glikonë e mandarinave.
Pas kësaj mund t’i ruani në ambiente të freskëta dhe t’i shijoni kurdoherë!