“Shfryhet” në këngë: Genc Prelvukaj i bën për pesë pare këngëtaret e estradës

Genc Prelvukaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Edhe kësaj radhe artisti vjen me një këngë të shkruar dhe realizuar e tëra nga vetë ai.“Eskorta” mban titullin kënga, e cila erdhi e realizuar edhe me një videoklip, ku shfaqet edhe teksti.

Është pikërisht teksti që e bënë më të veçantë këtë projekt dhe ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim artistin.

Megjithëse brenda tekstit Genci thotë që nuk ka asgjë kundër, ai në këtë këngë shpreh një revoltë ndaj femrave të dhëna pas parasë dhe mënyrës së jetës së tyre.

Ndryshe Genci po vazhdon të shijojë fejesën me bukuroshen Eni Koci dhe është përfolur që këtë vit do të kemi dasmë nga çifti, për të cilën tashmë kanë filluar përgatitjet.