Deputeti i PDK-së

Shfaqet pa maskë midis Prishtinës, Xhavit Haliti gjobitet nga Policia e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti gjatë ditës së sotme është gjobitur nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave anti-covid.

Përkatësisht, Haliti është shfaqur pa maskë në Prishtinë, duke bërë që Policia të reagojë dhe t’i shqiptojë gjobë për mosrespektim të masave.

Në disa foto të publikuara shihen disa policë duke i shqiptuar gjobë.

Deputeti i PDK-së është gjobitur ndërkohë që po shkonte, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ku po raporton ministrja Donika Gërvalla.