Shfaqet Ismet Beqiri, del me një qëndrim për zhvillimet e fundit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.

Beqiri ka shkruar në Facebook se pranojnë vetëm bashkëqeverisje të balancuar, as më shumë e as më pak.

“Bashkëqeverisje e balancuar, as më shumë dhe as më pak”, ka thënë ai.

Kujtojmë që sot edhe zyrtarisht LV-ja e ka refuzuar ofertën e LDK-së përmes një letre që Albin Kurti ia ka dorëzuar Mustafës.

Megjithatë, kjo letër nga Mustafa nuk është konsideruar si zyrtare.