Halloween

Shfaqen momentet e frikshme të banorëve në natën e Halloween-it

Banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, kanë festuar festën e Halloween-it, brenda në shtëpi.

Të gjithë nga konkurrentët pranuan nga “Vëllai i madh”, kostume të ndryshme që t’i veshin për festën e Halloween-it.

Banorët pasi u rregulluan, festuan të gjithë bashkë të maskuar, jashtë në oborrin e shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata ishin të ftuar në dhomën e rrëfimeve, për ta luajtur lojën që ua ishte caktuar “Vëllai i madh”, për ta gjetur një çelës ne një kuti, ku brenda nuk e dinin se çfarë kishte.

Në videon poshtë shihen reagimet epike e shumë qesharake të banorëve.