Shfaqen disa raste të reja me COVID-19, qyteti kinez teston komplet 9 milionë banorë për 5 ditë

Qingdao ka paralajmëruar testim masiv për COVID-19.

Një qytet kinez ka thënë se do të testojë të gjithë popullsinë e tij prej nëntë milionë banorë për koronavirus gjatë pesë ditëve, raporton Metro, transmeton lajmi.net.

Qingdao njoftoi fushatën e testimit masiv pasi raportoi dhjetëra rastesh të reja që duket se ishin të lidhura me një spital që merrej me infeksione të importuara.

Që nga e diela ka pasur gjashtë raste të reja me Covid-19 dhe gjashtë raste asimptomatike, të gjitha të lidhura me Spitalin e Qingdao.

Zyrtarët thanë se struktura është mbyllur së bashku me departamentin e urgjencës të spitalit qendror të qytetit.