Sherr për një vajzë, plagoset me armë një person në koncertin e Don Phenom

Reperi Don Phenom ka perfomuar në një klub të natës në Tiranë, por që ky koncert u mbyll me një person të plagosur.

Një sherr ndodhi në fund të kësaj mbrëmje mes disa personave, e si pasojë mbeti i plagosur një person.

Këtë konflikt e ka konfirmuar edhe vetë reperi, i cili përmes një video tregoi detaje nga kjo ngjarje.

Reperi ka thënë se është mirë dhe nuk ka qenë pjesë e konfliktit, madje konflikti ka ndodhur pasi ai kishte përfunduar performancën në skenë.

“Ishalla ata që kanë pasur probleme janë okej, ishalla s’kanë asnjë problem në spital. Ata që janë preokupuar ju dua shumë por jam shnosh si molla. Krejt stafi im ka shku në shtëpi. Pasi kemi ikur ne duhet të jetë bërë ndonjë poshtërsi, por ne nuk kemi idenë fare çfarë ka ndodhur”, thotë reperi.

Dyshohet se sherri ka nisur për një vajzë dhe personi që ka mbetur i plagosur është një 39-vjeçar.