Sherr në avion gjatë fluturimit, pasagjeri bërtiti “Allahu Akbar”

Ky është momenti kur një pasagjer bërtiti “Allahu Akbar”, gjatë një sherri në një avion që fluturonte nga Parisi në Tunizi. Burri u bë i dhunshëm ndaj ekuipazhit, çka bëri që avioni të ndryshonte destinacion.

Fluturimi i “Transavia” nga kryeqyteti francez në Tunis u dërgua në Nice mbrëmë.

Një pasagjer, i moshës rreth 30 vjeç, thuhet se ishte i dhunshëm ndaj një kujdestari fluturimi. Ka njoftime se shqetësimi u rriti, pasi burrit nuk iu lejua të lutej. Besimtar mysliman mund të luten në avion, thjesht duke qëndruar ulur si pasagjer në ndenjësen e tyre.

Boeing 737-800 u ul në aeroportin Nice-Côte d’Azur rreth orës 18.30, përpara se zyrtarët e sigurisë të hipnin në avion.

Pamjet tregojnë një betejë në bord, duke u përpjekur për të arrestuar burrin.