Lajm i mirë: Shërohet nga leukemia policja Visare Hyseni, kthehet në Pejë tek familja

Humanisti Adnan Hyseni ka njoftuar se është shëruar nga sëmundja e leukemisë, pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Visare Hyseni.

Humanisti Hyseni ka thënë se pjesëtarja e Policisë tashmë është shëruar dhe se do të kthehet në Pejë.

“Pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Visarja e fitoi betejën ndaj sëmundjes së rëndë leukemisë dhe po kthehet në Pejë tek familja, kolegët e saj dhe tek të gjithë ne. Jam i lumtur për ty dhashë Zoti që të kemi çdo ditë lajme të tilla, ku na gëzojnë të gjithëve”, ka thënë Hyseni.

Tutje, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në shërimin e saj.

“Faleminderit shqiptarëve që ju përgjigjen thirrjes humane, faleminderit mjekëve në Turqi”, thotë më tej ai.