Një grua 103-vjeçare është shëruar nga koronavirusi, pas trajtimit gjashtë-ditor në Wuhan të Kinës.

Gruaja, e identifikuar si Zhagn Guangfen, u lirua nga spitali pasditën e ditës së djeshme, bëjnë të ditur mediet e huaja.

Deri më tani, ajo është pacientja më e vjetër që i ka mbijetuar koronavirusit në Kinë. Ditën e djeshme u raportua se nga ky virus ishte rikuperuar edhe një 101 vjeçar në vend.

Zhang u kurua brenda më pak se një jave, pasi që ajo nuk kishte një mori problemesh shëndetësore, tha mjeku që po i ofronte asaj shërbime mjekësore, Zeng Yulan, për shtypin lokal.

E moshuara u diagnostifikua me virusin CO-VID 19 më 1 mars në Spitalin e Filalit Liyuan të Kolegjit Mjekësor Tongji në Wuhan.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe me mezi komunikonte me mjekët kur u pranua në spital.

Zhang gradualisht u shërua pasi iu nënshtrua sesionet e kujdesit gjatë gjithë ditës dhe terapive ushqimore, shtoi Liao.