Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë shëruar edhe 27 pacientë me koronavirus.
Numri i të shëruarve ka shkuar në 298.
“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, ka njoftuar IKSHPK.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 221 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, ka njoftuar IKSHPK.







