Shërohen 51 të moshuar që u infektuan me Covid-19 në Shtëpinë e të moshuarve

Shtëpia e të moshuarve në Prishtinë tejkalon krizën me virus, nuk ka asnjë të prekur.

Gëzohen sa herë që dalin jashtë.

Kjo jo vetëm pse janë të moshuar dhe qëndrojnë shumicën e kohës brenda shtëpisë së të moshuarve, por edhe sepse këtu është vendi ku ata takojnë të më të dashurit e tyre.

Në Qendrën e të moshuarve në Prishtinë vizitat e familjarëve janë ende të ndaluara.

E kjo si pasojë e rrezikut të infektimit me virusin Covid-19.https://video.gjirafa.com/embed/jane-sheruar-51-te-moshuar-qe-u-infektuan-me-covid?autoplay=true&am=true

Njëra nga banoret e Qendrës, e konsideron më të sigurt, vendimin që brenda të mos lejohen familjarët.

E e moshuara tjetër e cila është nga Shqipëria nuk ka dikë që të i vijë në vizitë.

Por Bukurije Haxhiaj thotë se i mjafton ngrohtësia që ia ofruan pjesëtarët e këtij institucioni.

Raze Aliçkaj, drejtoresha e shtëpisë së pleqve po thotë që deri më tani kjo masë doli të jetë efektive.

Pasi që sipas saj brenda institucionit pothuajse të gjithë të moshuarit e kaluan virusin korona pa ndonjë vështirësi.

E brenda kësaj qendre që po strehohen 68 rezidentë.

Sa pati të infektuar, asnjë nga ta nuk ka qenë në gjendje të rëndë nga Covid-19.

Drejtoresha shton se të moshuarve iu lejohet të dalin jashtë vetëm për nevoja të arsyeshme.

Ndërkohë nuk ka ndonjë afat të caktuar se deri kur do të vazhdojë kufizimi i vizitave brenda shtëpisë të së moshuarve në Prishtinë.