IKSHPK ka publikuar të dhënat e fundit për situatën me koronavirus në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 vdekje dhe 501 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa 250 persona kanë mposhtuar virusin që ka origjinë nga Kina.
Me konfirmimin e rasteve të reja, numri i personave akrivë me COVID-19 ka shkuar në 10.990.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së







