Deputeti i Nisma-s Bilall Shefiri, ka publikuar në rrjetin social Facebook, vendimin që u është shpërndarë sot deputetëve të Parlamentit të Kosovës, gjatë seancës së jashtëzakonshme për homologimin.
Ai ka shkruar se nga 46 deputetët nënshkrues për mbajtjen e seancës së sotme të jashtëzakonshme, me temën e vetme Homologimin, në momentin kur përfundoi seanca dhe duhej votuar, sipas tij, në sallë kishin qëndruar një numër tejet i vogël i tyre.
Sherifi ka thënë se kjo e ka forcuar dilemën se seanca nuk është ftuar që Kuvendi pas debatit të votojë, por sipas tij, vetëm sa për të bërë luftë të ndyrë, shpifëse dhe propaganduese.
“Kjo forcon dilemën e ngritur gjatë debatit të sotëm nga unë dhe shumë kolegë tjerë, se seanca nuk është ftuar që Kuvendi pas debatit të votojë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje por vetëm sa për të bërë luftë të ndyrë shpifëse dhe propaganduese! Mungesa e madhe e deputetëve të partive nënshkruese, që në momentin e votimit nuk arrinte as në 15, dëshmon se sot të jashtëzakonshme ishin vetëm propaganda dhe shpifjet e tyre. Në veçanti e disa deputetëve të VV-së! Ndryshe të gjithë do të kishin qëndruar në sallë për të votuar dhe miratuar vendimin të cilin në fillim të seancës në emër të tyre u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit!
Ky është vendimi që u është shpërndarë sot deputetëve!”, ka shkruar ndër të tjera Sherifi.








