NISMA

Sherifi: VV në opozitë asociacionin me njohje e quante tradhti, tash asociacioni pa njohje po iu duket i mirë

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 ka qenë e mirë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur ishin në opozitë VV-ja e konsideronte si tradhti kombëtare edhe asociacion me njohje formale.

Ai ka vlerësuar se tani kur ata janë pushtet asociacioni i vitit 2013 pa njohje formale po ju duket “deal” i mirë.

“Në vitin 2013, kur ishin në opozitë, Marrëveshjen e vitit 2013 për asociacion, qoftë edhe me njohje formale, e konsideronin tradhti kombëtare. Sot, nga pozita e pushtetarit, asociacioni i vitit 2013 pa njohje formale ju duket “deal” i mirë!!! Tashmë përfundimisht është e qartë që hallin nuk e kanë të mbrojnë Kosovën nga “tradhëtitë” e qeverive të mëparshme, por vetëm mbrojtjen e pushtetit të tyre!”, ka shkruar Sherifi.