Sherifi: VV-ja duke i larguar ‘vagonët’, do të mbetë lokomotivë e vetmuar

Gjatë seancës të jashtëzakonshme që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, ka parashtruar një pyetje drejt kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limajt, duke e pyetur se nëse do të merrte rolin e ‘kryenegociatorit’ në dialogun me Serbinë, a do të vepronte si ‘vagon’ i Hashim Thaçit duke ndjekur urdhrat e tij.

Kësaj pyetje të deputetes Haxhiu, i është kundërpërgjigjur deputeti nga radhët e NISMA-s, Bilall Sherifi duke thënë se është mirë që Partia e deputetes Haxhiu të shikojë vagonat e saj, transmeton Ballkani.info.

“Është mirë që ju të shikoni punët e juaja, vagonat e juaj si po ju largohen, e nëse vazhdoni kështu do të mbetni lokomotivë e vetmuar”, ka thënë Bilalli. /Ballkani.info/