Sherifi thotë se NISMA shumë kohë para taksës mbrojti sovranitetin e Kosovës

Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA/AKR/PD, Billall Sherifi, ka thënë se NISMA ka mbrojtur sovranitetin e shtetit shumë kohë para se të vendosej taksa ndaj produkteve serbe.

Sherifi ka thënë se ministri Endrit Shala i cili ven nga NISMA ka marrë vendim që produktet që nuk kanë mbishkrimin Republika e Kosovës nuk mund të hyjnë në Kosovë.

“Pra sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është mbrojtur kur është ndërmarrë ky veprim nga ministra Shala”, tha ai.

Sipas zyrtarit të NISMA-s, taksa ka pasur për qëllim bllokimin legal të mallrave serbe në Kosovë.

Sherifi thotë se Kosova me anë të taksës i është përgjigjur luftës diplomatike të Serbisë me luftë tregtare.

loading…