Bilall Sherifi

Sherifi, Petrovcit: Po të mos ishte lufta e UÇK-së s`do të ishte as shteti i Kosovës

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i ka reaguar aktorit Enver Petrovci, i cili mbrëmë ka thënë se po të mos ishte lufta disa nuk do të përfundonin në krye të shtetit të Kosovës.

Shefi ka bërë me dije se po të mos ishte lufta nuk do të ishte as shteti i Kosovës.

Sipas tij, pa luftën çlirimtare do të ishte vetëm shteti i Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sherifi ka shkruar se ata që bënë luftën për çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës, nuk do të mund të ishin në krye të shtetit të Serbisë.

Por, po të mos ishte lufta nuk do të ishte as shteti i Kosovës, veç ai i Serbisë! Prandaj, ata që bënë luftën për çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës, nuk do të mund të ishin në krye të shtetit të Serbisë!”, ka shkruar Sherifi.

Aktori Enver Petrovci ka reaguar nga kritikave të shumta që ka marrë për fyerjen e ish-krerëve të UÇK-së në emisionin “Show i së premtes”.

Megjithatë, ai nuk është tërhequr nga deklarimet në emisionin e tij.

Përsëri ka thënë se po të mos ish luta disa figura publike nuk do të ishin në krye të shtetit.

“Po, kam thënë se disa nuk do të përfundonin në krye të shtetit po të mos ishte lufta. Dhe kjo është e vërtetë, ashtu si nuk do të ishte Titoja ai që u bë, por do të mbetej një mekanik, (pjesë e hequr nga intervista) siç edhe ishte, po të mos ndodhte lufta e dytë botërore. Disa njerëz i bie koha, e disa puna. Si do që të jetë, më vjen keq për ata që u ndien keq me përmendjen e profesionit të mësuesit apo bodyguardit.” – ka shkruar Petrovci në Facebook.