Nisma

Sherifi: Nuk duhet të ketë zgjedhje asnjëherë në kohë të ftohtë dhe në terr

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova nuk duhet të hyjë në procesin zgjedhor në këtë kohë.

E për këtë, Sherifi ka thënë se zgjedhjet nuk janë të mirësëardhura për arsye se vendi është në prag të dimrit dhe se sipas nuk është e preferueshme dhe të shfaqen parregullësi në procesin zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës ka thënë se gjatë kësaj periudhe dalja në zgjedhje do të ishte shumë më e vogël dhe për këtë nuk duhet të këtë zgjedhje në dimër.

“Sepse Kosova ka histori të hidhur me zgjedhje në këtë periudhe. Ku moti është i ftohtë dhe dita është e shkurtër”, ka thënë mes tjerash Sherifi.