Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i kompletojë stafet në Grupmosha te Kombëtares së Kosovës.

Pasi ditë më parë emëroi Sami Sermaxhajnë trajner të U-81, derisa ndihmës të tij Alban Dragushën, Erdin Hashanin e Flamur Nezirin, Ballkani.info mëson se tashmë këtij stafi i është bashkangjitur edhe ish-futbollisti, Sheremt Isufi.

Isufi që ka një karrierë të pasur futbollistike sidomos kur ishte në fanellën e Prishtinës, do të japë kontributin e tij në kombëtaren U-18 të Kosovës. /Ballkani.info