Policia e Kosovës

“Shërbimi sekret i Serbisë ka rekrutuar brenda Policisë së Kosovës”

Gazetari Florent Zeqaj, ka bërë një deklaratë të fuqishme sot në Klan Kosova.

Zeqaj ka thënë se ka pjesëtarë të policisë së Kosovës që janë rekrutuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA).

“Një pyetje direkte për ministrin Sveçla. A je në dijeni që një pjesëtar i Inteligjencës së Kosovës ka dokument të lëshuar nga BIA në vitin 2016-të, dhe vazhdon të operojë në veri”, tha Zeqaj në Kosova Today.

Zeqaj tha se ka mundësi që edhe me fakte ta mbështes këtë pretendim të tij.

“Me sytë e mi e kam parë dokumentin e lëshuar nga BIA”, tha ai.

Në ndërkohë gazetari bëri të ditur se mund të ketë edhe pjesëtarë të tjerë të policisë që punojnë për Shërbimin Sekret të Serbisë.

VIDEO BONUS: