Shërbimi i video-lojërave Apple Arcade fillon më 19 shtator, muaji parë është falas

Në organizimin e rëndësishëm që po e zhvillon Apple në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ku do të shfaqet iPhone i ri, është folur fillimisht për shërbimin e video-lojërave.

Ky aplikacion për telefona të zgjuar, do të fillojë më 19 shtator, derisa muaji parë është falas, ndërsa për çdo muaj duhet paguar nga 4.99 dollarë.

Janë më se 100 video-lojëra në dispozicion, si Frogger in Toy Town dhe Shinsekai: Into The Depths, që janë paralajmëruar gjatë një aktiviteti në fillim të këtij viti.

Apple e sjellë këtë platformë për herë të parë, në kohën kur App Store është përplot me video-lojëra që mund të shkarkohen falas, por duket se Arcade të jetë më e veçantë.

Shumica e video-lojërave, pritet të jenë të përshtatshme për tërë familjen, megjithëse ka edhe të atilla që janë krijuar nga kompanitë që sollën lojëra të dhunshme për të rritur.

loading…