Lajmi i fundit

“Shërbeu në ushtrinë serbe në Gjilan më 1999”: Vuçiq i jep mandatarin Millosh Vuçeviqit për kryeministër të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nxjerr vendimin që Kuvendit të Serbisë t’i propozoj kandidatin për Kryeministër të Serbisë.

Në vendimin e tij, Vuçiq ka propozuar Millosh Vuçeviqin për kandidat për Kryeministër të Serbisë.

“Bazuar në nenin 112, paragrafi 1, pika 3 dhe nenin 127, paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë”, nr. 98/2006), nenit 18 dhe nenit 24, paragrafi 3. të Ligjit për Presidentin e Republikës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë”, nr. 111/07), dhe pasi dëgjoj mendimin e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore, nxjerr: Vendim për propozimin e kandidatit për Kryeministër të Republikës së Serbisë I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë Millosh Vuçeviqin për kandidat për Kryeministër të Republikës së Serbisë.” – ka shkruar Vuçiq në një postim në Facebook.

Në një copëz biografie të përshkruar në uebsajtin zyrtar të qeverisë serbe shkruhet se Vuçeviq pas diplomimit në vitin 1999 në Fakultetin Juridik të Novi Sadit shkoi të shërbejë në ushtrinë serbe në Gjilan; ndonëse nuk specifikohet nëse ka marrë pjesë në luftime gjatë luftës në Kosovë.

BONUS VIDEO| 320 raste të reja me kancer brenda dy muajve – onkologjia në përfundim të renovimit Original