Shqipërim Arifi

“Shërbëtor i pushteteve”, Arifi i reagon deputetit të VV-së: Dështak, shko tek Albini e vajto

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi ndaj deklarimeve se Arifi nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve,

Për këtë gjë, Arifi ka thënë se Rrustemi është një “shërbëtor i pushteteve sipas konjukturave politike”, duke shtuar se “paska përlyer gojën e tij”.

Një dështak i cili deshi të bëhet kryetar i Komunës së Lipjanit, një shërbëtor i pushteteve sipas konjukturave politike, i cili si mediokër që është nën pozitën e anëtarit të Kuvendit ka vetëm një të arritur në jetën e tij, sulme ndaj Prokurorisë dhe çdo Institucion të drejtësisë të Republikës së Kosovës me shpifje, propaganda e inskenime, paska përlyer gojën e tij duke më vlerësuar mua se nuk po i mbrojsha interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Paska tentuar i mjeri që me denigrime të fitoj poena në organizatën që e reprezenton. Tash, shko tek Albini e vajto e ndoshta si viktim t`a mundëson të flasësh me “lartëmadhërin e tij” për dy minuta. Looser!” – ka shkruar ai në Facebook.