Shënoi rekord duke qëndruar sipër balonës me ajër të nxehtë, festoi duke vallëzuar në lartësinë prej 999 metrash mbi nivelin e detit

Remi Ouvrard ka shënuar rekord, duke qëndruar sipër një balone që lëvizë me ajër të nxehtë.

Akrobati 26-vjeçar, qëndroi i ulur në një karrige metalike, të kapur në mesin e balonës, e cila drejtohej nga babai i tij nëpër Chatellerault të Francës.

Pamjet ku shfaqet ai, derisa qëndron i qetë në lartësinë prej 999 metrash, janë realizuar nga një aeroplan i lehtë që i ka qëndruar pranë.

Me të arritur me sukses këtë lartësi, Ouvrard ka nisur të vallëzonte, sepse konsideron se ka shënuar rekord.

Deri më tani, në Librin e Reklordeve të Ginisit, askush nuk e mbanë rekordin, se ka qëndruar sipër ndonjë balone me ajër të nxehtë, andaj konsiderohet se kjo pozitë mund t’i takojë atij.

Megjithatë, në internet ka mjaft video, që i shfaqin njerëzit duke kryer këto akrobacione.