Shënohet viktima e 34-të në Shqipëri nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se ka vdekur në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID-19, e cila kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Kjo ka shënuar viktimën e 34-të në Shqipëri.

“E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19. 85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.