Shënohet rasti i parë në SHBA me variantin e ri të COVID-19

Kolorado ka shënuar një rast të variantit të ri të COVID-19 që fillimisht u zbulua në Britani, ka njoftuar guvernatori i Kolorados, Jared Polis.

Ky është rasti i parë në SHBA me variantin e ri të koronavirusit, shkruan Reuters të martën mbrëma.

“Sot kemi zbuluar rastin e parë të variantit të ri të COVID-19 në Kolorado, varianti i ri i zbuluar në Britani”, ka shkruar Polis në Twitter.