Shënohet 10-vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

Sot në Prishtinë është shënuar 10-vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me ç‘rast është organizuar konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se vënia e drejtësisë e kthen dinjitetin e personave që janë bërë viktimë e krimit.

“Drejtësia kthen dinjitetin e këtyre viktimave. Fakti qe sot kjo konference është duke u mbështetur nga Ambasada e ShBA-ve dhe nga UN Women na jep të drejtë për të besuar se viktimat e krimit kanë partner të fuqishëm”.

“Të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës dhe si të tilla duhet të mbrohen nga shteti”.

“Sot dua t’i siguroj qytetaret që do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e viktimave te krimit. Nga të gjithë ju prokurorë dhe mbrojtës të viktimave pres që të mbështesni viktimat sa herë që ata trokasin në dyert tuaja. Drejtësia kërkon profesionalizëm, por dhënia e saj varet nga integriteti moral i prokurorëve dhe gjyqtarëve”.

“Qe 10 vjet është themeluar zyra për mbrojtjen e viktimave të krimit. Prokuroria e shtetit ka forcuar kapacitete njerëzore dhe si rezultat kemi arritur të zvogëlojmë numrin e rasteve. I kemi përfaqësuar 11 viktima të krimit. Tashmë kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave të cilëve u është kompensuar dëmshpërblimi”.

loading…