Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shtatë viktima nga koronavirusi.

Ndërsa janë konfirmuar edhe 125 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus

Ndër të tjera mësohet se nga 1019 teste të kryera, rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-89, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-11, Strugë-3, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-1, Strumicë-2, Kërçovë-1 dhe Resnjë-1.

Gjithashtu sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar, dhe atë në: Shkup-1, Prilep-1, Veles-4.