Shenjat që tregojnë se jeni gati të bashkëjetoni me partnerin

Kur zgjoheni në mëngjes, nuk vraponi me shpejtësi për të vendosur make-up apo për të lyer paksa qerpikët me rimel.

Jeni të sigurta që ai ju adhuron edhe pa make-up.

Ndonëse mund të mos i keni takuar ende prindërit e tij, të paktën ata janë në dijeni për marrëdhënien tuaj.

Nëse s’keni frikë të hapni telefonin kur e telefonon mamaja dhe ndërkohë ai po bën dush, atëherë urime.

Kur mendoni për të ardhmen, nuk e lini kurrë jashtë planeve. Ai është aty, duke të pritur netëve kur ti kthehesh vonë nga puna.

E shijoni shumë qëndrimin me njëri-tjetrin.

Mërziteni kur nuk flini bashkë (ti fle në shtëpinë tënde, ai në të tijën).

Keni rroba dhe sende personale në shtëpinë e tij (make-up, rroba, furçë dhëmbësh etj.

Ai tregohet i kujdesshëm ndaj “fiksimeve” të tua. Për shembull, sigurohet që shtëpia të jetë e rregullt, nëse gjëja që ti urren më shumë është rrëmuja.

Kur qëndroni bashkë, ndani punët bashkë; ti gatuan, ai ngre tavolinën.

Flisni hapur për paratë dhe i kuptoni shpenzimet dhe nevojat e njëri-tjetrit, shkruan anabel.

Për ju është e rëndësishme që të mos viheni në siklet dhe nuk e keni problem që t’i ndani shpenzimet përgjysmë.

Jeni të vetëdijshëm se jetët tuaja janë të ndara, pra secili ka nevojë për hapësirën përkatëse.