Qytetari Imer Krasniqi, imam nga Juniku, ka treguar një shembull të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe ndershmërisë. Ai ka dorëzuar në Stacionin Policor në Junik një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytet.
Në kuletë ndodheshin:
💶 1300 euro
📄 Dokumente personale
Policia ka arritur të identifikojë dhe kontaktojë personin të cilit i kishte humbur kuleta. Ai është ftuar në stacionin policor, ku nga zyrtarët e Policisë së Kosovës i është kthyer kuleta bashkë me të hollat dhe dokumentet personale.
👮♂️ Policia e Kosovës falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin shembullor dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë.
🟢 Shembuj të tillë janë dëshmi se ndershmëria dhe përgjegjësia janë vlera që vazhdojnë të jetojnë në shoqërinë tonë.








