Shembull gjithë botës, shikoni çfarë po bën ky qytet gjerman për të pastrehët

Qyteti gjerman Ulm ka prezantuar një zgjidhje unike për të pastrehët që flenë në rrugë gjatë muajve të ftohtë të dimrit, duke iu ofruar gjumë të ngrohtë në strehë inovative të gjumit, të vendosura në parqe dhe pjesë të tjera të vendit ku njihen për prezencë të madhe të pastrehëve.

Qyteti, 120km në perëndim të Munihut, i ka quajtur këto strehë “UlmerNest”. Këto kabina janë të krijuara nga druri dhe çeliku, dhe i zënë deri në dy njerëz brenda, duke i mbrojtur kështu nga të ftohtit dhe shiu e bora.

Panelet diellore në krye të tyre ofrojnë energji elektrike dhe ngrohje, përderisa një rrjet radio i vendosur brenda tyre i lejon ata të komunikojnë edhe nëse nuk kanë celularë. Njerëzit që përdorin këto kabina mund t’i hapin ato pa nevojën për t’u regjistruar, dhe më pas t’i mbyllin nga brenda.

Një organizatë bamirëse që i menaxhon ato – Caritas Ulm-Alb-Donau – i riparon dhe pastron ato, para se të përdoren çdo natë. Projekti nisi dy vite më parë, me vetëm disa prototipe të krijuara nga sipërmarrës të teknologjisë, por shpejt ky projekt korri sukses dhe Ulm instaloi versionet më të fundit të këtyre kabinave që nga 8 janari i këtij viti.