Policia gjermane

Shembja e skelave në Hamburg, në mesin e të vdekurve ka shqiptarë

Siç shkruan „hamburg.de“, duke cituar policinë gjermane, tre nga pesë personat e përfshirë në aksidentin e rëndë në Hafencity të Hamburug ishin shqiptarë dhe jo bullgarë.

Një zëdhënës i Policisë gjermane ka thënë se të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar.

Të dhënat personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Policia gjermane ndërkohë ka demantuar informacionet se ata ishin bullgarë dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për shqiptarë.

Ky aksident ka ndodhur pasi janë rrëzauar skela e ndërtimit të një objekti të madh në mëngjesin e së hënës në Uberseequartier.

Aksidenti ka ndodhur pasi një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm të hënë.