Në lagjen “Arbëria” të Prishtinës një punëtorit i ka ndodhur një incident në punë.

Ai ka marrë lëndime të rënda dhe një kohë ka qenë pa vetëdije, pasi që dyshohet se ka rrëshqitur një pjesë e dheut.

Kështu tha për Ballkani.info një zjarrëfikës nga vendi i ngjarjes.

Lëndimet e punëtorit nga shembja e dheut e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Agron Borovci ka thënën se rasti në polici është paraqitur në ora 14.00.

“Dyshohet se përsoni derisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht eshte përfshirë nga rreshqitja e dheut. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Borovci. /Ballkani.info/