Video

Shembet ura në Ratkoc të Rahovecit, banorëve iu bëhet thirrje për kujdes

Natën mes të premtes e të shtunës, u shemb gjysma e urës që lidh Ratkocin me Vrajakun, Bratotinin e disa fshatra të tjerë të Rahovecit.

Banorët thonë se ura është ndërtuar shumë vite më parë dhe u ka rezistuar vërshimeve edhe më të mëdha.

Tifozët e Koln dhe Borussia Dortmund bëhen bashkë, protestojnë për investimet e huaja n…Pse disa njerëz nuk e pranojnë kurrë se e kanë gabim: Psikologët shpjegojnë se si të si…“Bye bye Buci, ti je pas meje”, Linda Halimi rikthen në vëmendje momentin k…Ndërroi jetë njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Spitalin e TetovësBebe Rexha mban koncert spektakolar para 50 mijë personave në Jeddah të Arabisë Saudite

Banorët shpresojnë se komuna do te intervenojë sa më shpejt. Ndërkohë, Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit të Rahovecit, thotë se do të shpejtojnë procedurat për ta rregulluar këtë urë. Ai sqaron se ndërtimi i saj është paraparë në buxhetin komunal të këtij viti.

“Gjendja e urës nuk ka qenë fort e mirë për shkak të vjetërsisë së saj, ne i kemi paralajmëruar qytetarët që kjo urë paraqet rrezik dhe e kemi blloku kalimin në korsinë e dëmtuar. Ne si komunë e kemi të planifikuar në buxhet ndërtimin e disa urave duke përfshirë edhe këtë urë”.

“Shumë shpejt do t’i zhvillojmë procedurat e prokurimit për ndërtimin e saj, jemi na fazën e hartimit të projektit, besoj edhe me procedura emergjente të prokurimit do të intervenojmë”, tha për RTK-në Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit në Rahovec.

Sipas inxhinierëve, projekti për rregullimin e kësaj ure do të jetë gati deri në fund të muajit, ndërsa sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, do të nisë puna për ndërtimin e saj.

Deri në atë kohë, banorët këshillohen për kujdes dhe të zgjedhin rrugë të tjera.