Shembet ura 150 m në Norvegji, kamioni dhe makina bllokohen në mes të lumit

Një urë e gjatë 150 metra e ndërtuar me dru dhe çelik u shemb në orët e para të mëngjesit në Norvegji, duke bllokuar në mes të saj një kamion dhe një makinë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarja dhe iu erdhi në ndihmë dy shoferëve që ishin bllokuar në lumin Gudbrandsdalslaagen. Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ura 150 metërshe ishte përuruar vetëm 10 vite më parë dhe sipas kryebashkiakut të rajonit duhet të ishte e qëndrueshme. Ai premtoi se një hetim do të hapet për zbulimin e shkaqeve të shembjes së saj.