Shembet miniera e qymyrit, mbesin të bllokuar 21 minatorë

Njëzet e një minatorë janë bllokuar në një minierë qymyri që u shemb , në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, njoftoi ditën e sotme agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar një departament lokal të urgjencës.

Një pjesë e minierës u mbush me ujë, duke çuar në ndërprerje të energjisë menjëherë pas orës 6 pasdite të shtunën, më 10 prill kur 29 minatorë po punonin, tha raporti.

Tetë minatorë janë nxjerrë jashtë.

Media shtetërore Global Times tha se 12 nga minatorët që mbeten të bllokuar janë gjetur dhe pritet të shpëtohen.