Shembet dheu në Minierën e Artanës, dyshohet se ka të vdekur

Një minator ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Novobërdës.

Lajmin për shembjen e dheut e ka konfirmuar Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës së Novobërdës.

Ymeri tha se po dyshohet për një person të vdekur.

“Është shëmbe dheu, sipas informacioneve që i kemi nga minatorët jashtë një person ka vdekur”.

“Jemi në vendin e ngjarjes dhe po presim informacionet e reja”.