rrënoja

Shemben dy ndërtesa në Marseille

Dy ndërtesa janë shembur në qendër të Marseille në Francë këtë të hënë.

Dy veta kanë pësuar lëndime të lehta, kanë thënë zjarrfikësit, shkruan Euronews, përcjell Klan Kosova.

Dhjetëra zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kërkuar nëse në gërmadha mund të ketë viktima.

Rrënojat e ndërtesave kanë zënë rrugët dhe qielli është mbushur me pluhur. Kryetari i Marseille, Sabine Bernasconi, ka thënë se për njërën prej ndërtesave ka pasur urdhër për evakuim, por që nuk dihet ka qenë ndonjë banor në të në momentin e shembjes.

Banorët e zonës janë urdhëruar që të qëndrojnë larg zonës dhe se në rast se ju duhet ndihmë t’i thërrasin shërbimet emergjente.