Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), në këtë komunë do të jetë në funksion 24 orë dhe shtatë ditës të javës për qytetarët.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për më shumë se një dekadë QKMF në Junik ka funksionuar vetëm disa orë gjatë ditëve të punës duke detyruar banorët e Junikut që të shkojnë në komuna përreth që të marrim shërbime mjekësore, raporton Ballkani.info.

“Nga tani dhe tutje Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik do të funksionoj 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. Njëkohësisht është funksionalizuar edhe aparatura e rentgenit duke mundësuar edhe ofrimin e të gjitha shërbimeve radiologjike nga QKMF Junik. Pra të gjitha shërbimet mjekësore që ofrojnë QKMF në çdo komunë tjetër, prej tani do të ofrohen edhe në QKMF në Junik. Funksionalizimi i QKMF pas kaq shumë viteve ka qenë një nga premtimet tona kryesore elektorale. Me kënaqësi sot ju konfirmojmë që edhe ky premtim është përmbushur me sukses”, ka shkruar ai./Ballkani.info

Më poshtë keni postimin e plotë: