Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se është drejtë finalizimit të asfaltimit rruga kryesore që dërgon tek bjeshkët e Junikut.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo rrugë pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, raporton Ballkani.info.

“Rruga kryesore që të çon në bjeshkët e Junikut është pothuajse drejt finalizimit të asfaltimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e numrit të turistëve. Kjo rrugë pritet të lehtësojë qasjen dhe të ofrojë një përvojë më të mirë për vizitorët, duke e bërë Junikun një destinacion tërheqës gjatë gjithë vitit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të kontribuoj gjithashtu në zhvillimin ekonomik të zonës, duke u ofruar banorëve vendas mundësi të reja për biznes dhe punësim.

“Bjeshkët e Junikut, të njohura për bukuritë e tyre natyrore dhe mundësitë për ecje dhe aventurë, do të jenë më të aksesueshme dhe më të vizituara se kurrë më parë”, ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë:

BONUS VIDEO| Sulmet ndaj mediave, Konjufca nuk përgjigjet: Dërgoni pyetjet në email