Shehu në hapje të fushatës: Të dielën Juniku i kthehet junikasve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për tubimin hapës së fushatës për balotazh.

“Këtë të diel me 14 nëntor pas orës 19:00, nuk ka dilemë se Komuna e Junikut do të kthehet te junikasit sepse fitorja jonë do të jetë fitore e demokracisë dhe e ndryshimit progresiv për secilin qytetar të Junikut pa përjashtim”, ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,
Të bashkangjitur me këtë postim mund të gjeni pamjet nga tubimi ynë për hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-VV për balotazhin e 14 nëntorit në Junik.
Faleminderit shumë për prezencën tuaj masovike në këtë tubim dhe në përgjithësi për përkrahjen tuaj pa rezervë në këtë garë zgjedhore.
Këtë të Dielë me 14 nëntor pas orës 19:00, nuk ka dilemë se Komuna e Junikut do të kthehet te junikasit sepse fitorja jonë do të jetë fitore e demokracisë dhe e ndryshimit progresiv për secilin qytetar të Junikut pa përjashtim.
Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim.
R.Sh