Shehu: Me qeverisjen tonë, sportistëve të Junikut do ju kthehet dinjiteti dhe respekti që e meritojnë

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu ka thënë se me qeverisjen tonë, sportistëve të Junikut do ju kthehet dinjiteti dhe respekti që e meritojnë.

“Programi ynë qeverisës është garancioni për junikasit se ne do të rifunksionalizojmë klubet sportive në Junik dhe do të sigurojmë mbështetje të dinjitetshme komunale. ” tha ai.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Juniku ynë gjithmonë ka qenë vatër e shumë sportistëve me përmasa ndërkombëtare.

Para luftës (nga viti 1977), ka ekzistuar K.F. “Juniku” ndërsa nga viti 2012 deri 2020 ka ekzistuar Klubi i Futcallit “Juniku”. Për fat të keq sot nuk ekziston pothuajse asnjë klub futbollistik apo klub i sporteve tjera në Junik, me përjashtim të Klubit të Atletikës i cili ka nevoj për shumë mbështetje nga Komuna e Junikut. Pra rinia jonë e talentuar për sport, sot nuk ka asnjë klub sportiv në Junik ku mund të zhvillojnë talentin e tyre. Programi ynë qeverisës është garancioni për junikasit se ne do të rifunksionalizojmë klubet sportive në Junik dhe do të sigurojmë mbështetje të dinjitetshme komunale. Me qeverisjen tonë, sportistëve të Junikut do ju kthehet dinjiteti dhe respekti që e meritojnë, sepse ata gjithmonë e kanë zbardhur faqen e Junikut në gjithë botën.

R.Sh