Shehu: Kur Juniku është në këtë gjendje mjeruese, kryetari në ikje nuk merret me të por po shijon mishin dhe verën e kuqe në konakun e Gllogjanit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka treguar disa nga sfidat që e shoqërojnë edhe në vitin 2021 komunën e Junikut, përcjell Ballkani.info.

Mungesa e ndriçimit publik për Junikun vazhdon të mbetet sfidë edhe në vitin 2021.

“Për 12 vite qeverisje, po të ishte vendosur vetëm nga 1 ndriçues publik, ky problem do të ishte harruar sot. Mirëpo as kaq punë simbolike nuk po len pas kryetari në ikje”, ka thënë Shehu.

Ai gjithashtu ka folur edhe për kryetarin aktual të Junikut.

“Sot kur Juniku është në errësirë, kryetari në ikje nuk merret me gjendjen mjeruese në konakun e tij por po shijon mishin dhe verën e kuqe në konakun e Gllogjanit. Sidoqoftë, pas 14 nëntorit ai do të ketë mjaftueshëm kohë që të kaloj edhe në Gllogjan, pasi që për Junikun vendosin vetëm junikasit të cilët nuk do të tolerojnë më tutje errësirën e 12 viteve të fundit”, tha Shehu. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: