Shehu: 14 nëntori do të jetë festë e madhe për Junikun, fitorja do të përkthehet në punë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili ka arritur të shkoj në balotazh kundërdrejt kryetarit aktual, Agron Kuçi, është shprehur i bindur se do të triumfojë me 14 nëntor.

“Të dashur junikas, 14 nëntori do të jetë festë e madhe për Junikun. Fitorja jonë do të përkthehet në punë e përkushtim për të gjithë. Juniku është vend i mundësive të mëdha dhe i njerëzve të ditur, të mirë e të vyer, ndaj meriton zhvillim të hovshëm e të qëndrueshëm”, ka shkruar Shehu.