Disa dervishë të Kosovës (shehlerë) sot janë lutur në Teqen e Sheh Mustafait në Beograd.
Sipas mediave serbe, kjo është lutja e parë në këtë Teqe pas 236 vjetësh.
Tyrbja Sheh Mustafai i është kushtuar Mustafa Bagdadit.
Brendësia e Teqes është e mbuluar me mbishkrime nga Kurani, derisa në mes ekziston sarkofagi i cili shënon varrin e Sheh Mustafait, shkruan Ballkani.info.
Përparim Shehu, udhehqës i dervishëve nga Gjakova, ka thënë se bëhet fjalë për tarikatin më të vjetër në tërë Ballkanin, kryesisht në Gjakovë, Ulqin dhe Maqedoni.
Siç thotë ai, Sheh Mustafai i cili është varrosur në tyrbe ka pasur lidhje me familjen e tij e cila ka amanet që ta vizitojë këtë vend.
“Ky ziqër (lutje) po ndodh për herë të parë pas 236 vjetësh”, iu ka thënë ai gazetarëve.
Përveç dervishëve nga Gjakova, aty kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Peja dhe Prizreni.
Në pyetjen se pse pikërisht sot është organizuar vizita dhe se a bëhet fjalë për ndonjë datë të rëndësishme, Përparim Shehu ka thënë se kjo ka të bëjë me organizimin dhe se kështu janë marrë vesh me Bashkësinë Islamike të Serbisë. /Ballkani.info/














