Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Imami Shefqet Krasniqi, është infektuar me COVID-19.

Krasniqi është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në rrjetet sociale është njoftuar se sot gjatë ditës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kujtojmë, që sot u shënuan 15 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.