Karolin Zijade

Shefja e UNMIK-ut vizitoi manastirin e Deçanit, foli për rolin e fesë në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Karolin Zijade, ka vizituar dje manastirin e Deçanit, ku ka biseduar me abatin Sava Janjiq.

Ajo ka diskutuar me abatin për rëndësinë e rolit të fesë në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës, raporton Misioni i UNMIK-ut në rrjetin social X.