Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovë në nder të festës së Kurban Bajramit.

Ajo u prit nga Myftiu, Naim Tërnava, me ç’rast uroi besimtarët myslimanë për festën, njofton Klankosova.tv.

Ziadeh që është nga Libani komunikoi në arabisht me Tërnaven dhe nuk kishte nevojë për përkthyes.