Shefja e IOM-it e viziton zëvëndëskryeministren Redzepi

Zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilija Redžepi, e vizitoi sot Anna Rostocka, Shefe e misionit të Organizatës Ndërkombëtare të Integrimit (IOM), e cila Zëvendëskryeministres së Kosovës i prezantoi projektet aktuale e që kanë të bëjnë me integrimin e të kthyerve dhe kujdesin e tyre socio-ekonomik.

Rostocka theksoi se detyrat e IOM-së janë projektet sipërmarrëse dhe idetë inventivë, mbështetja për kthim të qëndrueshëm përmes bizneseve të vogla familjare dhe sipërmarrja për gratë, mbështetja për sektorin civil, si dhe lloje të tjera të biznes-projekteve të pakicave.

Zëvendëskryeministrja vuri në dukje rëndësinë e kontributit të IOM-së në çështjen e ri integrimit dhe theksoi rëndësinë e investimit të barabartë të organizatës në të gjitha fushat dhe komunitetet pakicë, duke theksuar trajtimin e barabartë dhe të drejtë të secilit komunitet pakicë në Kosovë individualisht.

Është rënë dakord për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen rreth zbatimit të mëtejshëm të programit të IOM-së nga identifikimi i prioriteteve të Qeverisë së Kosovës e deri në finalizimin e projekteve që janë më të nevojshme, e ato para së gjithash janë Stabilizimi i Komuniteteve dhe Hapja e Studimeve Ballkanike, të cilave Zëvendëskryeministrja Redžepi u jep mbështetje.